Qeveria do ta burgos Branko Cërvenkovskin në fillim të nëntorit?

Në fillim të muajit nëntor qeveria do ta burgosë ish liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovskin. Këtë e ka theksuar analisti politik Sasho Ordanovski, sipas të cilit aksioni policor do të ndodhë në muajin nëntor, pas raportit të vjeshtës të Komisionit Europian, transmeton A1on.

“Atë që e përgatit qeveria mendoj që është një operacion i thjeshtë që do ta shohim së shpejti. Mendoj që VMRO-DPMNE pret që të kalojë raporti i tetorit nga Komisioni Europian që pritet të jetë pozitiv. Në të do të ketë një dozë kritikash të cilat vështirë se do të vërehen, përveç nëse je ekspert në diplomaci”, ka thënë Ordanovski.

“Diku nga fillimi i nëntorit, atëherë kur tereni do të jetë i përgatitur, qeveria do të vendosë ta burgos Branko Cërvenkovskin. Këtë do ta bëjë si pjesë të aksionit “Spiun” sepse atje veçmë janë hedhur të gjitha argumentet se ato kanë spiunuar  për Greqinë dhe se një pjesë e raporteve i është dhënë një ish politikani. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të vërtetohet, se ne një çfarë mënyre Branko Cërvenkovski ka qenë i lidhur me këta “spiun”,  ka thënë Ordanovski në diskutimin e me temë “Kriza e modelit Demokratik, partitë qytetare dhe socialdemokratët dhe rritja e të majtës populiste”.  

Ordanovski vlerson se propaganda e tanishme drejtuar Sheqerinskës dhe Zaevit është pjesë e skenarit të përgatitur të qeverisë.

Sipas tij, plani i VMRO-DPMNE-së është që të detyrojë LSDM-në të largohet tërësisht nga Branko, dhe me këtë të krijoj një tollovi Brenda në parti, për shkak se Branko është pjesë e historisë së kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button