Saraçini i gëzuar: Qeveria ka bërë që eksporti të rritet

Sot në organizim të Ministrisë së Ekonomisë u mbajt konferenca me temë: “Si të arrihet eksporti më i madh”, në të cilën para komunitetit të biznesit u drejtua ministri i ekonomisë Valon Saraçini si dhe përfaqësuesit e odave ekonomike të Republikës së Maqedonisë. Në këtë konferencë u diskutua për aktivitetet të cilat ndërmerren për përkrahjen e eksportit, por edhe për qasjen në financa dhe promovimin e eksportit.

„Ajo që më gëzon në periudhën e fundit është lëvizja e tregtisë, në këtë mënyrë edhe e ekonomisë, sepse sipas të dhënave gjendja e eksportit në mënyrë drastike ndryshon në vitin 2013, prandaj mund të shënojmë se ka një rritje për 5% të eksportit gjatë shtatë muajve të këtij viti. Veçanërisht është e rëndësishme rritja e eksportit në BE prej 17,5%. Përveç kësaj, rritja e eksportit veçanërisht në vitin 2013 në krahasim me importin, në mënyrë të dukshme ndikon në zvogëlimin  e deficitit tregtar”, deklaroi Saraçini, duke përmendur se kjo gjendje është rezultat i daljes nga kriza si dhe rezultat i masave të Qeverisë të cilat kanë ndikuar në amortizimin e efekteve negative nga kriza ekonomike botërore.

„Si rezultat i gjithë kësaj, kemi rritjen e porosive për prodhime tona nga vendet perëndimore, e vazhdojmë përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për përmirësimin e konkurrencës së tyre, kemi siguruar kredi të lira me kushte të volitshme, kemi krijuar masa të cilat kanë gjetur vendin e vet në Strategjinë për promovimin dhe përkrahjen e eskportit. Për ne është e rëndësishme se 16 vende të zonës evropiane kanë shënuar rritje ekonomike në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2013, ndërsa kryesorja është Gjermania me rritje më të madhe ekonomike prej  0,7% në pjesën e dytë të vitit 2013, vend i cili njëkohësisht është edhe partneri ynë kryesor  për eksport. Por kjo rritje nuk është e mjaftueshme. Ne si Qeveri presim që kompanitë të luajnë rolin kryesor në hulumtimin e tregjeve të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të jenë më inovativ, të krijojnë brende me të cilat do ta promovojnë Maqedoninë jashtë vendit, që praktikisht do të thotë internacionalizimi i ekonomisë”, tha Saraçini para biznismenëve.

Përfaqësuesi Odës Ekonomike të Maqedonisë Antoni Peshev theksoi se më e rëndësishme është shërimi i ekonmisë sonë, bashkimi i kompanive të vogla në kompani më të mëdha dhe përpjekjet e përbashkëta për gjendjen e investuesve më të mëdhenj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menders Kuçi, qartësoi se suksesi i një ekonomie matet sipas konkurrencës, se kompanitë tona duhet të investojnë në njohuri, të bëhen më konkurrues në treg, njëkohësisht përshëndeti iniciativën e Ministrisë së Ekonomisë për mbajtjen e kësaj konference, sepse përmes dialogut me kompanitë mund të evitohen problemet me të cilat ballafaqohen komanitë gjatë eksportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button