Abdulla Qazimi kryetar i ri i Këshillit të Strugës, merr edhe votat e VMRO-së

Këshilltarët e VMRO-së në Strugë, sot kanë përkrahur zgjedhjen e Abdulla Qazimit për kryetarë të Këshillit komunal të Strugës. Me këtë këshilltarët e VMRO-së i  dhanë legjitimitet kryetarit të ri edhe pse para gjashtë muajve kërkonin që kryesues këshilli të jetë një maqedonas.

Në përjashtim të njërit prej këshilltarëve të LSDM-së, ish-kryetarë i degës së Strugës që votoi për zgjedhjen e Qazimit, këshilltarët e tjerë të LSDM-së, ishin kundër kryetarit të ri të Këshillit komunal të Strugës. Më këtë i jepet fund koalicionit të bllokut maqedonas të cilin e formuan ata për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale

Kryetari i ri i.LSDM-së në Strugë Dame Pozhankoski, i akuzoi këshilltarët e VMRO-së, se gjithë këtë që e kanë bërë me votimin e Qazimit është bërë për interesa personale .Ndërsa, nga VMRO-ja , thonë se edhe më tutje do të punojnë në interes të Strugës dhe të të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button