Neymar: Martino, sistem zëvëndësimesh perfekt

Gerardo “Tata” Martino në një intervistë të para pak ditëve e kishte etiketuar bashkë me Messin si një prej futbollistëve që nuk i pëlqejnë zëvendësimet por braziliani bën prapakthehu duke dalë tashmë në mbështetje të trajnerit të tij, aq sa rotacionet e teknikut argjentinas i cilëson si të domosdoshme.

Pasi mori rolin e liderit në mungesë të yllit argjentinas në transfertën me Celtic, Neymar nxjerr grupin në plan të parë duke theksuar se e rëndësishme për momentin është të vazhdohet me fitore pavarësisht emrave që hidhen në fushë, tansmeton albeu.

Sipas Neymar, tekniku i Barcelonës po e zbaton shumë mirë sistemin e zëvendësimeve, pasi kështu të gjithë kanë mundësi të luajnë dhe të ruajnë energjitë duke minimizuar dhe shanset për dëmtime.

Braziliani shton gjithashtu se te Barcelona ka shumë lojtarë të mëdhenj dhe të gjithë meritojnë të luajnë. Lidhur me përshtatjen e tij, Neymar u shpreh i kënaqur duke theksuar se deri tani të gjithë i kanë qëndruar pranë dhe ambjentimi është i mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button