Renova e filloi mbrapsht me Dacian

Ekipi i Renovës nuk e ka nisur mirë aventurën evropiane, pasi në ndeshjen e parë kualifikuese për Liga Evropën, pësoi disfatë me rezultat 0:1 nga ekipi moldav, Dacia.

Edhe pse ndeshja ishte e barabartë dhe pa shumë momente interesante, futbollistët e ekipit shqiptarë nuk arritën që të sigurojnë epërsi në para ndeshjes kthyese që do të luhet pas shtatë ditëve. Mysafirët kaluan në epërsi që në fillimin e ndeshjes, që rezultoi të jetë edhe rezultati final i takimit.
Skuadra nga Moldavia, Dacia kaluan në epërsi që në minutën e 12-të, me autor Mihai Roshça, i cili shumë saktë me kokë shënmua pas një krosimi.

Pas epërsisë së kundërshtarit, “Gjipspunuesit” filluan të luajnë lojë më të ashpër dhe me ritëm, ndërsa në minutën e 31 portieri i Dacia, Gajduçevici e shpëtoi portën nga goditja e Izair Emini dhe Gafurit.

Renova edhe në pjesën e dytë luajti më mirë dhe më agresive, por përsëri ishte portieri mysafir që shpëtoi skuadrën e tij të mbetet pa pranuar gol.
Me këtë rezultat Renova do ta ketë shumë vështirë në ndeshjen e kthimit të bëjë më shumë, por sportive është që të shpresohet deri në fund, aq sa ka edhe gjasa. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button