Norvegji, Qeveria kërkon dëmshpërblim prej 4,6 milion euro nga Kisha

Autoritetet norvegjeze kërkojnë 4.6 milion euro si dëmshpërblim nga Kisha Katolike për shkak të rritjes së rreme të numrit të anëtarëve të Kishës për të marrë më shumë ndihmë shtetërore.

Dioqeza në Oslo ka konfirmuar se autoritetet norvegjeze kërkojnë 4.6 milio euro si dëmshpërblim nga Kisha Katolike për shkak të regjistrimit të rremë të anëtarëve të Kishës për të marrë më shumë ndihmë shtetërore.

Sipas mediave norvegjeze, Dioqeza, peshkopi i saj dhe zyrtari financiar janë të dyshuar për mashtrim duke regjistruar më mijëra njerëz në listat e anëtarëve në mes të 2010 dhe 2014. Në këtë mënyrë, ata kanë mbledhur rreth 5.8 milionë subvencionim shtetërore.

Nga Kisha norvegjeze kanë mohuar se janë përfshirë në mashtrim, duke pranuar se në të kaluarën kanë kryer aktivitete të caktuara që nuk ishin të “knaqëshme”. Në Norvegji, vendi shumica protestante, shteti ndihmon financiarisht organizimin e komuniteteve fetare sipas numrit të anëtarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button