Kryeministër britanik për Shqipërinë

Anthony Charles Lynton Blair i njohur si Tony Blair ka drejtuar sot mbledhjen e qeverisë shqiptare.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe që ka mbajtur këtë detyrë në periudhën 1997-2007, do të japë këshilla për Shqipërinë në përpjekje për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar se angazhimi i Blair është “vullnetar”.

Lajmi për vizitën e Blair në Tiranë ka bërë jehonë në mediet më prestigjioze botërore, si “Daily Mail” apo “Uashington Post”.

Titulli i “Daily Mail” është: Puna më e re e Tony Balair: Ish-Kryeministri britanik do të ndihmojë Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

“Uashington Post” shkruan: Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair këshillon qeverinë e re të Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar 28 vendeve të BE-së.

Edhe “Independet” vë theksin tek integrimi në BE ku titulli që shoqëron shkrimin për vizitën e Blair në Tiranë është kështu: Ish-Kryeministri Tony Blair do të ndihmojë Shqipërinë për t’iu bashkuar BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button