Ahmeti: Të mobilizohet Brukseli për Maqedonië ashtu sikur për Kosovën dhe Serbinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në Bruksel u takua me deputetin e Parlamentit Evropian, Riçard Hovit, raportues i PE-së për Maqedoninë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të kabinetit të tij, me eurodeputetin Hovit, Ahmeti diskutoi raportin e progresit të Komisionit Evropian për Zgjërim si dhe veprimtarinë e përbashkët pas botimit të
raportit deri në samitin e dhjetorit të Këshillit të Evropës.

Ahmeti në takim theksoi nevojën për mobilizim të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian
dhe për koordinim të veprimeve me SHBA-më dhe NATO-n në drejtim të stabilizimit përfundimtar të rajonit dhe integrim në NATO dhe BE.

“Ky përcaktim strategjik mund të arrihet vetëm nëpërmjet arritjes së kompromisit me fqinjin tonë
jugor Greqinë dhe zgjidhjen e çështjes së hapur të emrit” theksoi Ahmeti.

Ai gjithashtu kërkoi përfshirje të drejtpërdrejt të Brukselit në procesin e arritjes së zgjidhjes, ashtu siç u angazhua Brukseli në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por edhe në arritjen e
marrëveshjes së 1 marsit në Maqedoni.

Eurodeputeti Hovit premtoi gjithë mbështetjen e tij dhe të miqve të Maqedonisë për perspektivën Europiane të vendit dhe theksoi që “autoritetet lokale duhet t’i ndihmojnë miqtë në Bruksel për të arritur suksesin e dëshiruar”.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për reflektim më të madh në lidhje me dialogun me mediat dhe
gazetarët.

Sot pasdite, kryetari Ahmeti do të vizitojë parlamentin Belg ku do të takohet me kryetarin e Komisionit parlamentar Belg për punë të jashtme, Havier De Donea, kumtojnë nga Kabineti i tij.
Parashikohet që gjatë vizitës në parlamentin Belg, Ahmeti të mbajë fjalim para Komisionit për
Punë të Jashtme për nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë ndërkombëtarë në zgjidhjen e emrit.

Siç thuhet në njoftimn e BDI-së, nesër delegacioni i partisë i përbërë nga kryetari Ahmeti, zëvendëskryeministri Besimi dhe Shefi i Kabinetit Grubi vijon vizitën në kryeqytetin e
Francës, Paris.

Lajme të ngjashme

Back to top button