Të shpëtohet emri ose shteti, pyetja është tani?

Kapixhiku nr. 146, e enjte, 3 tetor

Ljupço Popovski, kolumnë –“Titon dhe Stalinin i grindi lidhja greke”, Utrinski Vesnik
Maja e ndeshjes mes Stalinit dhe Titos ishte shkaku se Mareshali nuk hiqte dorë nga ndihma në armë dhe pajissje të partizanëve në Greqi në kohe të luftës qytetare, zbulohet në dokumentet sekrete të CIA.

Petar Arsovski, kolumnë- “Për të gjithë tifozët e kojotëve” , Utrinski Vesnik
Prioritarja të jetë të shpëtojmë shtetin, duke bërë kompromis për emrin, ose prioritare duhet të jetë mbrojtja e emrit, gjë që me siguri do ta dëmtojë shtetin.

Goran Adamovski, editorial- “Fate të arrestuara të njerëzve” , Utrinski Vesnik
Traumat që i përjetojnë familjet, turpi para shoqërisë, jetesa e rëndë, e nesërmja e pasigurtë, janë argumente të cilat gjykatësit duhet ti marrin parasysh kur vendosin për arrestime.

Xhejson Miko, kolumnë- “Ardhmëria do të jetë e hatashme, e vrazhdë dhe e shkurtë” , Dnevnik
Perëndimi shkatërrohet me shpejtësi, dhe me siguri në të ardhmen do ta shihni shkatërrimin e civilizimit perëndimor. Nga ana tjetër, era në zanafillë, e cila do të jetë shumë e shkurtë, është ngritja e Rusisë, Kinës, Indisë dhe botës së tretë në globale.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“ Vera, mbreti, femrat dhe e vërteta”, Dnevnik
Femrat na sundojnë. A nuk u ndërmerrni punë të rënda, nuk mundoheni , nuk i shërbeni dhe i jepni çdo gjë gruas? Njeriu e do më shumë gruan se sa prindët. Shumica e kanë humbur mendjen pas femrave dhe janë shndërruar në skllevër. Edhe mbreti ia ka frikën gruas.

Sonja Hristovska, koment –“Helme, stop” , Dnevnik
Nuk dëgjuam as fjalë as koment këto ditë nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit jetësor, metal-përpunuesit, pasi Qeveria i përshëndeti se nuk do të ketë vonesë të investimeve që do ta mbrojnë mjedisin dhe shëndetin tonë dhe jetën.

Liljana Grxho Damovska, kolumnë- “Tregimet trishtuese dhe televizionet” , Dnevnik
Çdo tregim prekës njerëzor hap shumë pyetje- pse gabojnë punëtorët social, cila është përgjegjësia e pedagogëve të shkollave, ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, cila është përgjegjësia e qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button