Struga më në fund me kryetar këshilli?

Abdulla Qazimi pritet që prej nesër të marrë drejtimin e Këshillit të Strugës. Procesi i stërgjatë i zgjedhjes së kryetarit të këshillit pritet të përfundojë nesër, pasi siç mëson Portalb, PDSH-ja ka siguruar shumicën për kandidatin e saj. 

Pritet që kandidaturën e Qazimit ta përkrahë RDK-ja dhe njëra nga partitë maqedonase. BDI-ja vazhdon të kundërshtojë kandidaturën e tij, për shkak të, siç thonë, mangësitë e Qazimit në të folurit rrjedhshëm shqip.

Ngecja e zgjedhjes së kryetarit të këshillit të Strugës ka qenë pengesë e deritanishme e proceseve punuese në Komunën e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button