Rufi Osmani ka ngritur padi për shpifje ndaj kryetarit Bejta

Në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Gostivar, lideri I RDK-së,  Rufi Osmani, theksoi se me rrugë ligjore do të mbrohet nga akuzat që  kryetari  Bejta,  i bëri gjatë mbledhjes së  Këshillit komunal, për keqpërdorime të mjeteve financiare.

“ Akuzohem se kamë keqpërdorur 200 mijë euro, që nuk është e saktë.  Jam në dispozicion për ta treguar këtë në gjyq. Pohojë se kamë qenë funksionari më i sinqertë në kohën e mandatit tim si kryetarë”, tha Rufi Osmani.

Për prishjen e imazhit, ai do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 mijë euro. Përveç kësaj Osmani tregoji edhe e disa raporte, sipas të cilëve zhvillohen aktivitetet për të cilët nuk ka ose nuk është kryer procedura për tender.

Sipas Rufi Osmanit, udhëheqja komunale aktuale, pas zgjedhjeve e këndej , praktikon revanshizëm kundër pjesëtareve të dhe simpatizueseve të RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button