Ademi: Ezani nuk pengon, nuk do të ketë asnjë ndalesë

Ministri i Ambientit Jetësor Abdylaqim Ademi tha se debati për zërin e ezanit është i panevojshëm dhe se ezani nuk pengon aspak në zhurmshmërinë dhe jetën e përditshme. Ademi tha se deri tani nuk ka pasur ndonjë parashtresë në Ministrinë e tij në lidhje me këtë çështje dhe shpreson të mos ketë. 

“Mendoj që është një debat që nuk ia vlen, sepse nuk ka të bëjë aspak me zhurmën ose me atë që quhet pengesë në jetën e përditshme. Kompetencat për këtë janë kryesisht të komunave, në këtë rast të Qytetit të Shkupit dhe Komunat e tjera, sepse ata janë kompetent për të ndjekur nëse kalohet zhurma. Nëse komunat nuk ndërmarrin asnjë aktivitet atëherë kyçet ministria jonë. Mirëpo në këtë rast ne nuk kemi asnjë paraqitje nga asnjë qytetarë apo institucion deri në Qeverinë tonë, dhe shpresoj të mos ketë paraqitje sepse nuk ia vlen”, tha Ademi.

Kohë më parë organizata joqeveritare “Iloja” kishte dërguar peticion në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare për uljen e zërit të ezanit. Nga BFI-ja menjëherë hodhën poshtë një mundësi të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button