Gostivar, afati i regjistrimeve në shkollat e mesme publike do të jetë nesër dhe pasnesër

Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, njofton të gjithë nxënësit që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014 / 2015, se afati vijues i regjistrimeve në shkollat e mesme publike të Gostivarit, do të jetë më 29 dhe 30 Qershor, pra nesër (e hënë) dhe pasnesër (e martë).

Semimaturantët që nuk arriten të regjistrohen në afatin e 22 dhe 23 qershorit, nga Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, i ftojnë që regjistrimet t’i bëjnë në kohë dhe tu përmbahen afateve të caktuara.

Afatet për t’u regjistruar janë dy, ai i Qershorit i cili ka dy paraqitje, paraqitja e parë më datë 22 dhe 23.06.2015 dhe paraqitja e dytë më datë 29 dhe 30.06.2015, si dhe afati i II-të (dytë) i Gushtit që është më 24.08.2015, me fillim nga ora 9:00.

Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, në korrdinim me drejtuesit e katër shkollave të mesme publike, ka organizuar dhe ka ndërmarrë të gjitha masat që ky proces të zhvilkohet në rregull.

Lajme të ngjashme

Back to top button