CIVIL: Policia maqedonase rreh emigrantët

Rreth një mijë refugjatë sirianë të rrahur, të frikësuar dhe të uritur, duke pritur të kalojnë kufirin maqedonas. Ata aktualisht janë të vendosur në zonën mes vendkalimin kufitar grek Evzoni dhe kufirit maqedonas Bogorodicë.

CIVIL media, në një bisedë telefonike me R.M., një nga refugjatët tha se ata torturuar nga policia maqedonase. Ai thotë se duke u përpjekur për të hyrë në Maqedoni, policia i ka rrahur.

“Nëse dikush përpiqet për të hyrë në Maqedoni, policia i rreh fort dhe i kthen mbrapa. Kushdo prej nesh përpiqet të hyjë Maqedoni, e kthejnë, pasi e rrahin. Ka njerëz të plagosur këtu dhe ne jemi të mbërthyer, nuk kemi ku të shkojmë. Rreth një mijë njerëz jemi afër Gjevgjelisë, tha ai për CIVIL.

Nga ana tjetër, Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, tha se Ministria e Brendshme ka vepruar në përputhje me ligjet. (Arbana Qerimi/CIVIL)

Lajme të ngjashme

Back to top button