Kthehet Demiri, mungon Hasani

Ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të Maqedonisë, Zoran Stratev, ka shpalosur listën e futbollistëve në të cilët do të llogaris në dy përballjet e fundit kualifikuese për KB “Brazil 2014”, me Uellsin dhe Serbinë. Lista e re nuk ka ndonjë ndryshim drastik në krahasim me përballjet e fundit kur Maqedonia udhëhiqej nga tani ish-seleksionuesi Janevski. 

Debutuesi i vetëm është Agzian Alioski nga rradhët e Shahfauzenit. Pas lëndimit në reprezentacion përsëri kthehet Muhamed Demiri, ndërsa mungon Ferhan Hasani, i cili po tregon formë të mirë te Brondby. Futbollisti 18 vjeçar, Babunski përsëri është pjesë e ekipit më të mirë, ndërsa Bllazhevski i Horizontit është futbollisti i vetëm i ftuar nga Liga e Parë e Maqedonisë. 

Grumbullimi i ekipit kombëtar në program është mesditën e të hënës (07.10.2013), ndërsa paraditën e të ejntes (10.10.2013), ekspedita udhëton drejt Kardifit, ku më 11 tetor do të zhvillojë përballjen me Uellsin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button