Zaev: Patriotizëm i rrejshëm, Gruevski si Aleksandri i Madh, Ahmeti si Skendërbeu

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, është kyçur në debatin që është mbajtur në “Kampin e Lirisë” në një temë që kishte të bënte me zhvillimin e multikulturalizmit në Maqedoni. Zaev ka folur për nacionalizmin dhe patriotizmin e rrejshëm të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, ku njërin e krahasuar me Aleksandërin e Madh ndërsa tjetrin me Skënderbeun.

Zaev ka thënë se kulmi i nacionalizmit ka qenë momenti kur Nikolla Gruevski ka kërkuar 62 deputetë, që të mos varej nga shqiptarët.

“Është e kotë nëse opozita i fiton zgjedhjet, dhe nuk ndryshohet Maqedonia. Bile nuk është gjëja më e rëndësishme nëse ne do të arrijmë marrëveshje me 29 qershor. Por nuk mund të shuajmë këtë shpresë për një shoqëri multikulturore”, ka thënë Zaev gjatë fjalës së tij.

Ai gjithashtu ka thënë se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski “kanë ndihmuar” me nacionalizmin e tyre, në arritjen e një kohezioni mes etnive të ndryshme, por ka theksuar se duhen edhe shumë përpjekje që të ruhet kjo vlerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button