Johanes Han nuk do të vijë në takimin e liderëve të hënën në Shkup

Johanes Han nuk do të vijë në takimin e liderëve që do të mbahet të hënën e ku do të bëhen përpjekjet e fundit që të arrihet marrëveshje mes liderëve të opozitës dhe pushtetit për tejkalimin e krizës, njofton “A1on”.

“Komisari nuk do të jetë prezent në takim, por ngel në kontakt me bashkëbiseduesit dhe i lë të hapura kanalet e komunikimit” deklaroi zëdhënësja e jashtme dhe e sigurisë në BE, Maja Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button