Shaqiri: Do të qëndroj te Interi

Xherdan Shaqiri ka mohuar raportimet se ai mund të transferohet në Premier Ligë gjatë kësaj vere, duke pohuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.

Mesfushori shqiptar ka dështuar të gjejë formën e mirë te klubi italian që prej transferimit të tij nga Bayern Munichu në muajin janar dhe për të raportohet se kanë shprehur interesim Manchester United e Liverpool.

Sidoqoftë, Shaqiri ka thënë se është i gatshëm të luftojë për një vend në formacionin e Interit për të justifikuar 11 milionët e shpenzuara për të.

“Interi sezonin e ardhshëm do të jetë shumë garues shkaku i lojtarëve cilësorë që do të transferohen”, ka thënë Shaqa për fcinter.net. “Jam i sigurt se do të luftojmë për titull. Unë do të qëndroj në Inter”./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button