“ISIS pushtoi Lazaratin”, ta lëmë këtë çmenduri

Ka nisur me mediat maqedonase, bullgare e ruse, të cilat po raportojnë çmendurinë e disa portaleve shqiptare, se Shteti Islamik ka pushtuar Lazaratin.

Pasi një portal me emrin ‘bombë’ në mes përhapi lajmin se ka një celulë të ISIS në Lazarat, kaq u desh.

Fillimisht ishin disa portale kosovare, të cilat janë kthyer në  një thes të madh ku fusin çdo gjë që del kudo nëpër mediat shqipfolëse, nuk ka rëndësi kush e ka shkruar apo është e vërtetë.

Tani lajmi është përcjellë në disa media jashtë trojeve shqiptare dhe po thuhet me zë të madh se xhihadistët po luftojnë policinë shqiptare.

Të lëmë këtë çmenduri, në Lazarat po lufton krimi me policinë e shtetit.

Edhe Tritan Shehu ka bërë thirrje që të mos ngatërrohen këto gjëra.

“Lazaratasit jane njerez te moderuar me aspirata te thella demokratike. Nuk jane radikale apo fondamentaliste, sic kerkohet me keqdashje “nepermjet reshtave” t’u dedikohet kjo atyre ne disa publikime. Terrorizmi, ISIS, nuk kane asgje te perbashket me ata,” shkruan ai./ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button