Grupi i Lazaratit, Prokuroria rrëzon pistën e lidhjes me ISIS-n

Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon me intensitet hetimet në lidhje me grupin e armatosur në Lazarat.

Pasi në disa media, grupi u etiketua me shpejtësi si “terroristë islamikë” apo se kishin lidhje me ISIS, Prokuroria e ka rrëzuar këtë pistë.

Në disa portale online ishte thënë se mund të kishte persona që kishin marrë pjesë në luftën e Sirisë, por hetimet zbuluan se asnjë prej tyre nuk kishte qenë në zonën e luftës.

Qëllimi i vetëm i tyre sipas Prokurorisë ishte largimi i forcave të rendit nga fshati në mënyrë që t’i hapej rrugë mbjelljes së kanabisit.

Deri në orët e pasdites, policia ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në banesat e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e oficerit Ibrahim Basha, por nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë prej tyre. Kërkimet janë ndërprerë, për të rinisur një tjetër aksion rreth orës 17:00./Gazeta Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button