Aliti: Mos përzihemi, në çfarë gjuhe, maqedonisht apo shqip, prindërit zgjedhin për fëmijët e tyre

Deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti sot gjatë prezantimit të raportit të Avokatit të Popullit në Parlamentin e Maqedonisë tha se deputetët nuk duhet të përzihen në përcaktimin e prindërve se në çfarë gjuhe do të mësojnë fëmijët e tyre.

“Ne duhet t’i përzihemi prindërit, nëse duhet t’i dërgojnë fëmijët në kishë apo në xhami? Është e drejtë e prindërit, është ndjenjë e brendshme. Nëse një prind e sheh perspektivën e fëmijës së vetë se duhet të mësojë në gjuhën maqedonase, përse mos ta çoje qoftë ai shqiptar, vlleh, rom, turk apo të tjerë. Por edhe nëse të kundërtën e sheh, ne duhet t’u krijojmë kushte si shoqëri, por jo edhe t’i përzihemi në përcaktimin se në cilën gjuhë dhe ku e sheh ai perspektivën e fëmijës së vetë, ta edukojë”, theksoi Rafis Aliti, deputet i BDI-së, transmeton Alsat-M.

Ndërkaq, Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski akuzoi se raporti është etnocentrik dhe është shikuar nga këndi etnik.

“Në radhë të parë do të thosha se në gjithë raportin dominon etnocentrizmi ndaj cilësdo të drejtë  në vend që t’i jepet përparësi të drejtës së konsumatorëve, shëndetësisë, arsimit e kështu me radhë”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Pranoj se raportit, duhet t’i qasemi me më shumë përkushtim, por besoni se kemi probleme të mëdha me kapacitetet kuadrovike në institucionin tonë. Ju i përmendët të gjitha komunat, ja edhe ai raport është gati dhe e dini mirë se sa të punësuar ka në secilën prej komunave. Do të mundohemi që si institucion të bëjmë edhe raport më cilësor, dhe jo vetëm shifra të zakonshme”, tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button