Sekreti i qerpikëve fantastikë të Audrey Hepburn që funksionon! (FOTO)

Qerpikët me shumë maskarë gati të kokrrizuar mund të bëjnë efket, por ti mund të jesh për një pamje më natyrale. Prandaj edhe nuk adhuron qerpikët shumë të lyer të Kim Kardashian, por ato natyralë të  Audrey Hepburn.

Ndërsa Hepburn i errësonte, trashte dhe zgjaste qerpikët, ajo kishte një truk që të dukeshin të ndarë natyralisht dhe pa kokrriza dhe nuk ishte ndonjë furçë e veçantë. Pasi aplikonte një shtresë maskare,  makeup artist-i i saj Alberto de Rossi merrte një gjilpërë dhe ndante me kujdes çdo fije qerpiku.

Është shumë punë e imët, qepalla e sipërme ka rreth 70 deri në 150 qerpikë, dhe është një proces deri diku i rrezikshëm, por ka një çmim shikimi mahnitës i Hepburn, e quajtur si një nga gratë me sytë më të bukur në botë, ku dhe konturi i qerpikëve luan ron. Kështu që edhe ti mund t’i kërkosh grimieres të përdorë instrumentin e vogël: gjilpërën e qepjes. Duhet rreth pesë minuta për çdo sy dhe një gjilpërë e vogël do kthehet në pajijsen e pandarë të çantës së grimit. Ja si përdoret:

Hapi i parë: Lyerja dhe kthimi i qerpikëve

Para se të marrësh e lumtur gjilpërën, kthe qerpikët siç bën zakonisht, nëse e bën dhe apliko maskarën.

Hapi i dytë: Ndaji qerpikët me një gjilpërë

Fillo nga baza dhe ngrije gjilpërën drejt majave, duke ndarë çdo qerpik. Kjo mënyrë I thekson dhe ndihmon për të shpërndarë në mënyrë më të barabartë bojën e maskarës. Kur të mbarosh me një sy, vazhdo me tjetrin.

Hapi i tretë: Voilà!

Si i shikoni, te kjo vajzë, qerpikët janë pa kokrriza  me një pamje shumë natyrale, por edhe me impaktin e look-ut  à la Hepburn.

Një këshillë: Nëse ke frikë që nuk ke shumë kohë ose nuk je shumë e aftë për të shpëtuar nga ndonjë shpim në sy, të kuptojmë. Në këtë rast, përdor gjilpërën vetëm në zonat ku mascara është grumbulluar më shumë, jo në çdo qerpik ose krihi me një krehër qerpikësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button