Ujkani drejt Seria A, Sampdoria destinacioni i tij

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është ndarë me Palermon, por është shumë pranë një skuadre tjetër të madhe italiane.

Ai gjatë një interviste për Tribuna Channel ka thënë se është në bisedime me Sampdorian dhe shumë pranë marrëveshjes.

“Me Palermon ka përfunduar gjithçka. Ekipi me të cilin jam shumë afër është Sampdoria dhe jemi duke pritur”, tha Ujkani.

Nëse realizohet ky transferim, atëherë Ujkanin vitin e ardhshëm mund ta shohim në Europa League, pasi Sampdoria është kualifikuar këtë edicion.

Lajme të ngjashme

Back to top button