Të vetëdijesuar për ardhmëri më të mirë!

Ne jemi katandisur si shoqëri, prandaj ky vend ka arritur në kulmin e plogështisë.

Një shtet pa institucione me kapacitete të mirëfillta, nuk mundë të prosperojë, mundësuam elita të politikës që edhe kur ata institucione tentonin të punojnë me kapacitet dhe sipas ligjeve, ata i ngulfatën dhe i kapën për partinë.

Ky shtet gati një dekadë nuk ka popull , por ka parti.

Jemi shtet i vetëm në Evropë ku populli nuk ka parti politike si organizëm shum i rëndësishëm, por partitë kanë popullin e tyre.

Pra çdo parti ka nga një pjesë të këtij populli , dhe vetëm ,vetëm një pjesë është pa parti.

Secila prej tyre jo vetëm anëtarët e aderuam por të gjithë popullin e vetë e kanë në listë.

Ata duhet të dalin të votojnë një nga një atje ku mundet ,edhe dhjetë për një atje ku mundet, bile edhe njëri në shumë pika votimi atje ku mundet.

Partia të ka numrin e celularit, numrin fiks të shtëpisë, numrin e vendit të punës, profilin në rrjetet sociale, partia i ka detyrimet eventuale në bakallin më të afërt ku jeton ti, gjendjen e faturave të rrymës, partia të ka të evidentuar mikun tuaj, dajën e mbesën gjithkund kah jetojnë e punojnë ata.

Pra partia i ka të gjitha.

Partia, nëse ti nuk ke veturë për të shkuar në pikën e votimit partia të siguron bartjen, nëse ti ke harruar eventualisht, partia ta kujton në ditën e votimit me sms porosi, se mos harroni për të votuar dhe votoni për ne ,sepse së bashku guxojmë dhe thoni së bashku jo.

Ndonëse , çdo herë duhet qytetari të dalë të ushtrojë votën e tij të lirë, sepse ai që nuk ka votuar katër vite do të udhëhiqet nga vendimi i atyre që kanë votuar, prandaj votoni gjithë herë.

Dhe kur jemi te institucionet, nuk ka mbetur asnjë prej tyre pa u KAPUR nga partia, asnjë, as gjyqësori e prokuroria, as mediat e servisi publik, asnjë ndërmarrje publike e komisione rregullatore, gjithkund e ke partinë ose me mbivotim ose me shantazhim,bile edhe me përgjim dhe survejim.

Ne që po thërrasim për vetëdijesim, thërasim të jemi popull të gjithë nga secila parti, kurse ata ti bekojmë me votën e lirë.

Ne ju thërrasim ti doni e respektoni ata por vetëm atëherë kur ata punojnë për të mirën tuaj, kurse vota është e juaja.

Le ta mbajnë ata gjithë atë tefter të privatësisë tuaj, ju votoni me bindjen tuaj, askënd mos besoni vetëm vetëdijen dhe zemrën tuaj besoni, edhe nëse do të gaboni, ajo është e keqe më e vogël.

Por kur të gaboni gjatë votimit eventualisht në sajë të ndonjë abuzimi me ju, atëherë as lekët as vaji e as mielli nuk do t’ju bëjnë mirë as juve e as fëmijëve tuaj, bile po të vdisni atë ditë ,ju keni vdekur pa dinjitet qytetarë, nuk do t’ju vin në përcjelljen e fundit për në botën tjetër edhe ata që ua sollën thesin.

Pse ju themi kështu, sepse shum të mençur që moti kanë thënë se politika është shumë punë e rëndësishme që tju lehet vetëm politikanëve. Prandaj ju me votën ndikoni që gjithçka nga politika të mos ia leni gjithkujt.

Ju thërrasim , për tu bërë më mirë sepse do të mbetemi vend i zbrazur.

Po thonë se po ikën truri nga shteti, po po ikën dhe ka ikur, sepse ata kërkojnë perspektivë, por jo vetëm ata por edhe të tjerë ,një ekzod i heshtur.

Askënd nuk mundesh ta ndalësh bile as me ligje ,sepse ata ngjanë pas idares.

Ata nuk e besojnë më politikanin, ai nuk guxon tu thotë ndaleni në vendin tuaj sepse ata i thonë hesht more rrenacak,.

Ata nuk ndalen sikur ti lus edhe poeti, tu thotë ndaleni për lotët e mi sepse ata i thonë; fëmija don bukë ,o poet i dashur poezia nuk hahet.

Bile të rinjtë nuk mundë ti ndal as e ëma e tyre. Ata sillen si të pa shpresë, mërgimin e shohin alternativë.

Pra na duhet shtet ku do të sundoj drejtësia dhe barazia, shtet me ekonomi të zhvilluar, na duhen edhe palestra por nuk do të kemi fëmijë e të rinjtë për të luajtur në ato, na duhen edhe trena e stacione hekurudhore të rinovuara me kredi të jashtme ,por kush do të udhëtojë me ato, na duhen edhe spitale të rinovuara me gjoja aparatura moderne që na rrejnë qe dhjet vite, por kush do të shërohet në ato, njerëzit vdesin në shpi , në punë papritmas, ato VETËDIGJEN në mes të parkut të metropolës, ata vetvaren e vetëvriten.

Na duhet edhe kjo qeveri të shporet nga pushteti, por akoma nuk shporet ,na duhet të ndihmojë Evropa por ajo ndihmon shumë ngadalë, neve na duhet ta mposhtim të keqen, por si ?

Ndoshta, kësaj rradhe për të votuar për parti e cila nuk do të merë pjesë në qeveri, PA MARËVESHTJEN E BARAZISË. Dhe tek atëherë do të fillojë kriza më e madhe politike, por dijeni se do të vijë barazia.

Po që se ndonjëra nga partitë do të merë pjesë në pushtet pa këtë marrëveshje , atëherë dijeni se MASHTRIMET do të vazhdojnë kurse PABARAZIA dhe diskriminimi akoma do të thellohen.

Nuk ka nevojë për dëshpërim ,ardhmëri ka ,por të vetëdijesuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button