A mund të shkaktojnë ushtrimet sulm në zemër

Studimi i ri, në të cilin morën pjesë meshkuj dhe femra të moshës 35-65 vjeç, tregon se rreziku nga sulmi në zemër gjatë aktivitetit fizik, si xhogingu apo çiklizmi, është minimal, pra pothuajse nuk ekziston fare.

Kur hulumtuesit e krahasuan probabilitetin e mbijetesës, ata zbuluan se njerëzit që përjetojnë sulm në zemër gjatë ushtrimeve, e kanë një probabilitet më të lartë të mbijetesës, në krahasim me ata që e pësojnë sulmin në zemër gjatë aktiviteteve të tjera.

Megjithatë, nëse tashmë vuani nga sëmundjet e zemrës, shkencëtarët këshillojnë që gjithsesi të konsultoheni me mjekun para se të filloni me ndonjë formë të aktivitetit fizik.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Circulation”, tregojnë se vetëm 5% e personave në periudhën e hulumtimit, pësoi sulm në zemër gjatë ushtrimeve. Mosha mesatare e njerëzve që përjetuan sulm në zemër ishte 51 vjet.

Megjithatë, sulmi në zemër nuk është shkaktuar nga ushtrimet. Shumica e tyre tashmë kishin simptoma të sëmundjes së zemrës, si dhimbje gjoksi dhe gulçim. Pjesëmarrja në aktivitete fizike ka ndihmuar në uljen e rrezikut të sulmit në zemër.

Studiuesit theksojnë se, megjithëse aktiviteti fizik intensiv mund ta rrisë rrezikun e sulmit në zemër, kjo zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët tashmë e kanë një rrezik në rritje nga sulmi në zemër.

Aktiviteti i rregullt fizik rekomandohet si pjesë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë fizike, me ushtrime filloni në mënyrë të moderuar, dhe gradualisht rriteni intensitetin më vonë./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button