Paradite me diell, kah fundi i ditës shi

­ Moti sot në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Pasdite vranësirat do të shtohen, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rërmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.

Temperatura mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 15 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 32 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Pasdite do të jetë mot jostabil me reshje lokale të shiut dhe me bubullima. Reshje të kohëpaskohshme të shiut do të ketë edhe gjatë natës. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 29 gradë Celsius.

Reshje të dobëta do të ketë edhe të enjten paradite, ndërsa pasdite vranësirat do të pakësohen dhe do të fryejë erë mesatare përgjatë Luginës së vardarit në momente e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të jetë në rënie të vogël.

Të premten do të mbajë mot kryesisht stabil me erë mesatare nga drejtimi verior.

Lajme të ngjashme

Back to top button