Debat kuvendor: A duhet kompanitë të dënohen me vlerë prej 28 milion euro?

Dita e dytë me radhë që deputetët debatojnë për ndryshimet e reja në Ligjin e veprave penale, i cili është në lexim të procedurës parlamentare.

Gjobat jashtëzakonisht të larta, të cilat mund të arrijnë deri në 28 milion euro, vazhdim i afatit për vjetrimin e veprave penale pas 10 viteve, por edhe neni me të cilin rregullohet vendimi që dënimet t’i bëjë një organ drejtues e jo gjykata, janë vërejtjet më kryesore të opozitës për këtë ligj.

“Qeveria është në situatë zori, sepse arka është e zbrazur dhe duhet të mbushte nga xhepi i qytetarëve, të tregtarëve dhe të gjithë atyre që nuk janë në pushtet  dhe nën difollt janë shkelës të ligjit dhe duet të paguajnë gjoba për mbushjen e buxhetit. Me këtë propozim ligj parashihet rritje enorme e gjobave edhe ashtu mjaftë të larta” tha deputetja e LSDM-së, Divna Jovkvska Efitomovska.

“Mbase do të ishte më e arsyeshme që ky ligj të hiqet nga procedura parlamentare duke bërë që të harmonizohet vlera e gjobave dhe dënimeve me rrethanat socio-ekonomike” tha Naxhi Xhemali nga RDK.

“Diçka që është e kirë në këtë ligj ta përshëndesim, por edhe ta plotësojmë përmes amendamenteve dhe bashkë të konstatojmë se disa zgjidhje që përfshihen në ligj mund të jenë më të mira, hajde atë ta bëjmë”. tha Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE.

“Qëndrimi i BDI-së është shumë i qartë se ne do ta mbështesim këtë ligj. Vërejtjet krysore që iu bën ligjit kishin të bënin me gjobat  dhe të gjithë ne këtu jemi të vetëdijshëm se gjobat ajnë të larta, mirëpo vlerësojmë se ka hapësirë për ta tejkaluar këtë situatë që të intervenohet me amendamente, dhe gjobat që shihen në ligjin për kundërvajtje të vihen në një nivel që do tu përgjigjen rrethanave të RM-së” tha Suzana Saliu nga BDI.

Në debatin parlamentar, deputetët e përmendën edhe televizionin A1, i cili ishte mbyllur në korrik të vitit 2011. Vendimi i ri ligjor është mënyrë për frikësimin e kundërshtarëve të qeverisë, konsideron deputeti Safet Bishevac.

“Me reketin e inspektimit i cili u zbatua këto ditë, u dërgoni mesazh qytetarëve. Për 50 ose 100 denar të gjetura më shumë ose më pak në arkë, janë duke u dënuar prej 1000 e deri më 3500 euro dhe ua mbyllni dyqanet për 15 ditë. Unë e di se regjimi nuk mundet që në mënyrë tjetër të qeverisë, përveçse me represion, por nuk kam pritur se ju, si njerëz ta përkrahni këtë regjim, asnjë nga ju nuk merr guxim për diskutim. Por ku mund të ngritni zërin kundër diçkaje që e lavdëron pastori. Vetëm për ta mbyllur një medium, mbetën 500 familje pa bukë. Mesazhin të cilin e dërgoni është se të gjithë ata që marrin guximin që të mendojnë ndryshe nga qeveria, do të shkatërrohen, edhe atë jo nëpërmjet gjykatës, por do t’i shkatërroni dhe do tu tregoni – e tash mund të ankoheni”, thotë deputeti, Bishevac.

Ai tha se nuk do ta mbështesë ligjin, i cili për tu miratuar duhet dy e treta e votave, sepse nuk dëshiron që të merr pjesë në reketimin e qytetarëve.

Deputetit Bishevac, iu përgjigj zëvendësministri i drejtësisë, Biljana Brishkoska Boshkovski.

“Thoni se për 100 ose 200 denarë, DHP-ja mbyll dyqane, por nuk shpjeguat dhe nuk i njoftuat qytetarët se çfarë do të thotë një sasi e madhe apo e vogël e të hollave. Do të thotë që këto të holla nuk futen në tatim dhe kështu vije deri tek ekonomia gri. Ju përkrahni ekonominë gri? Ndërsa për mediumin e mbyllur që e përmendët, pyetjen e dërguat në vend të gabuar, për këtë duhet ta pyesni prokurorinë ose gjykatën”, tha Brishkoska Boshkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button