Në Detin Mesdhe shpëtohen 2. 518 emigrantë

Së paku 2.518 emigrantë janë shpëtuar në ujërat e Detit Mesdhe pasi që nga Libia në 15 anije tentuan të kalojnë në tokën evropiane.
Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (Fontex) ka kryer një aksion të përbashkët me forcat detare të Irlandës, Italia, Spanja dhe Norvegjia.

Në kuadër të aksionit janë shpëtuar 2.518 emigrantë, të cilët nga Libia në 15 anije kanë tentuar të kalojnë në Evropë.

Një numër i madh i emigrantëve nga vendet afrikane për shkak të dhunës në vendet e tyre janë duke përdorur rrugët detare në mënyrë që të kalojnë në vendet evropiane.

Dyshohet se në tokën e Italisë që nga fillimi i këtij viti kanë kaluar rreth 50 mijë emigrantë. /AA

Lajme të ngjashme

Back to top button