Vret dy gra e pastaj kryen vetëvrasje – horror në Kumanovë

Banorët e lagjes Bedinje të Kumanovës sot u tmerruan nga ngjarja e cila ndodhi në mëngjes.

Siç transmeton MIA, në mëngjes, një kumanovar ka vrarë dy gra dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kryhet inspektim nga SPB Kumanovë, Prokuroria publike dhe gjykatësi hetues.

Frosina Stoshevska 39 vjeçare dhe Valentina Stojanovska 45 vjeçare janë emrat e dy viktimave të vrara sot në lagjen Bedinjë të Kumanovës, nga 42 vjeçari Marjan Ilievski.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Frosinës, me të cilën autori Marjan Ilievski ka qenë në lidhje të largët familjare. Viktima tjetër Valentina Stojanovska ka qenë mysafire në shtëpinë e Frosinë Stoshevskës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button