Mimoza Kusari-Lila dha dorëheqje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, gjatë takimit të dymbëdhjetë me radhë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ka konfirmuar dorëheqjen e saj duke thënë se kjo është dita e fundit që udhëheqë këtë këshill.

Ajo pritet t’i hyjë fushatës elektorale në Komunën e Gjakovës, ku edhe është kandidate e AKR-së për kryetare të kësaj komune.

Dorëheqjen e saj e ka kërkuar edhe Behgjet Pacolli, ndërkohë sot Mimoza Kusari-Lila do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë të arriturat gjatë dy vjet e shtatë muaj në postin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së MTI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button