Karriera e Ribery në rrezik nga dëmtimet

Hije dyshimi mbi gjëndjen e Franck Ribery. Futbollisti i Bayern-it nuk është riaftësuar ende nga dëmtimi i gjatë dhe karriera e tij është në rrezik.

Të paktën kështu raportojnë mediat franceze, sipas të cilave Ribery mund ti japë fund futbollit të luajtur shumë shpejtë. Dëmtimi në kavilje e shqetëson akoma 32-vjeçarin që po mendon seriozisht të thotë stop.

I pyetur mbi gjëndjen e tij pak ditë më parë Ribery u shpreh se ky dëmtim po e nervozon shumë dhe është një katastrofë për të, por ndërkohë që sulmuesi francez duket i mposhtur menaxheri i tij kërkon ti japë kurajo teksa deklaron se Franck është një nga ata futbollistë që nuk dorëzohet kurrë. Në këto lloj rastesh thuhet që e vërteta qëndron gjithmonë në mes, por tifozët e Bayernit kanë shumë arsye për tu ndierë të shqetësuar. Gjëndja e francezit nuk po përparon dhe rikthimi i tij në fushë është kthyer në një mister.

Lajme të ngjashme

Back to top button