Shtohen patrullat policore në kufijtë me Greqinë dhe Serbinë

Autoritetet kanë njoftuar se janë shtuar patrullat policore në afërsi të zonave kufitare me Greqinë dhe me Serbinë.

Sipas zyrtarëve të MPB-së, arsye për këtë është shtimi i masave të sigurisë për shkak të paralajmërimit për rritjen e fluksit të refugjatëve që hyjnë nga Greqia dhe kanë si synim ta shfrytëzojnë territorin serb për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, ndryshimet ligjore të miratuara së fundi mundësojnë që emigrantët në afatin kohor prej 78 orësh, të paraqiten në polici, më pastaj kanë mundësi të kërkojnë azil ose të lëvizin jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button