Shkëndija kundër Aberdeen, Renova përballë Dacia

Shkëndija do të përballet me ekipin Aberdeen FC nga Skocia në raundin e parë eliminator të edicionit të ri të Liga Evropës. ‘Kuqezinjtë’ ndeshjen e parë do ta luajnë në teren vendas më 2 korrik, ndërsa revanshi në program është në Skoci një javë më vonë. Gjithsesi mbetet të vendoset data e saktë e zhvillimit të ndeshjes së parë, kur dihet se Shkëndija njëjtë si Renova dhe Rabotniçki si teren vendas për paraqitjet në Evropë e kanë paraqitur stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Kujtojmë se kjo do të jetë hera e katërt që Shkëndija do të përfaqësohet në kupat evropiane. Deri tani një herë ka luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa dy herë në eliminatoret për Liga Evropa. ‘Kuqezinjtë’ kanë bilans negativ prej 4 disfatave, një barazimi dhe një fitore, kjo e fundit e arritur vitin e kaluar kundër Zimbru-t të Moldavisë në Shkup.

Skuadra e Renovës do të luajë ndaj ekipi Dacia nga Moldavia.  Rabotniçki do të sfidoj ekipin Flora Talin nga Estonia.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 2 korrik, por duke patur parasysh se Maqedonia ka tre përfaqësues, një ekip do të luaj më 30 qershor. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button