CIVIL: Maqedonisë i nevojiten reforma të vërteta demokratike

CIVIL – Qendra për Liri organizon diskutimin publik në kuadër të projektit E Drejta Ime e Votimit më  23 qërshor, 2015 (e martë), në klubin GEM, me fillim në ora 12.

Panelistë do të jenë profesorët Stevo Pendarovski dhe Jove Kekenovski.

CIVIL – Qendra për Liri i fton përfaqësuesit e partive politike, të shoqërisë civile, mediat dhe qytetaret dhe qytetarët të marrin pjesë në diskutimin publik me titull “Maqedonisë i nevojiten reforma të vërteta demokratike”. Pjesëmarrja juaj aktive në këtë diskutim është e mirëseardhur. Nga kjo ngjarje do të dalë një raport publik, në të cilin do të përfshihen diskutimet, pyetjet dhe komentet tuaja.

Në këtë diskutim publik do të diskutohen idetë për ndryshimin e modelit zgjedhor, nevoja për rishqyrtim të Listës Zgjedhore dhe modalitetet për realizimin e zgjedhjeve të lira.

Njëkohësisht, përfaqësuesit e Civilit do t’i prezantojnë arritjet e deritanishme në kuadër të këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Back to top button