Për shkak shpejtësisë së madhe vozitësi humb kontrollin dhe futet në objekt

Mbrëmë 24 vjeçari XH.I nga Reçica e Vogël, me automobilin e tij BMW, është future në restoranin Molina në rrugën Ilindenska.

Fatkeqsia ka ndodhur kur XH.I. për shkak shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollën, dhe ka goditur tre vetura të parkuara, dy ‘Golf’-a dhe një ‘Shevrolet’ pas çka është futur në restoran, ndërsa gjatë kësaj drame edhe ai edhe vozitësi i ‘Shevroletit’ SH.H nga Shipkovica që për momentin ka qenë në veturë, kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Dëmi material është konstatuar rreth 300 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button