Rihanna “përplaset” sërish me Chris Brown

Të dy rastësisht në një club nate në New York

E kaluara i është vënë pas këngëtares amerikane Rihanna. Mbrëmjen e së premtes, teksa ka shkuar për të festuar në një club nate së bashku me futbollistin e Real Madridit, Karim Benzema, rastësia e ka çuar në të njëjtin vend të ndodhej edhe ish-i i saj, Chris Brown. Vetëm një minutë njëri pas tjetrit, Rihanna dhe Chris janë përballur gati-gati në fytyrë, aq sa këngëtarja është kapur në disa foto edhe duke mbuluar njërin sy.

Chris Brown

Prej shumë kohësh këngëtarja e “American Oxygen” është parë duke u shoqëruar herë pas here me Benzema-n, duke vënë vulën për një marrëdhënie më shumë se miqësore ndërmjet tyre, edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim nga të dy palët. Në fillim të muajit, ata të dy janë parë duke ngrënë darkë në New York.

Karim Benzema

Për Rihannën është hera e dytë që i ndodh një shkëmbim me ish-in e saj Brown, pasi dhe më parë është “përplasur” me të, kur thuhej se ajo kishte një lidhje romantike me aktorin Leonardo DiCaprio.

Rihanna me veshjen e saj elegante ka bërë përshtypje duke tërhequr vemendjen e të gjithëve me kostum të zi me vija, ndërsa Benzema dukej mjaft stil me xhinset e bardha dhe një xhaketë sportive.

Marrëdhënia mes Riahnna-s dhe Chris Brown përfundoi në vitin 2009, pas një grindjeje që degradoi deri në dhunë fizike.

Lajme të ngjashme

Back to top button