Arben Frroku ndalohet nga policia malazeze në kufi

Arben Frroku është ndaluar nga policia e Malit të Zi në kufi me Kroacinë për disa orë. Burime të A1Report konfirmojnë se Frroku është ndalur nga autoritetet kufitare ku është mbajtur për rreth pesë orë për verifikim pasi ka rezultuar person i shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autoritetet e Malit të Zi kanë kërkuar informacion për të verifikuar nëse Frroku ishte apo jo në kërkim dhe pas marrjes së përgjigjes negative nga pala shqiptare, e kanë lënë atë të lirë për të udhëtuar për në Kroaci.

Sipas burimeve, emri i Arben Frrokut ka mbetur ende në listën e personave në kërkim pasi kjo listë nuk është përditësuar. Frroku është shpallur i pafajshëm për akuzën e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të 2013.

Çështja po ndiqet nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ku të hënë pritet të jepet vendimi. Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rikthimin e tij në burg. Vendimi i Apelit për Arben Frrokun do të jepet pas 48 orësh dhe kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ai mund të jetë larguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button