Ambasadori për Krime Lufte këshillon të votohet Specialja

Ambasadori amerikan për Krime Lufte, Stephen Rapp, thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Parlamenti i Kosovës të miratojë javës që vjen ligjin për Gjykatën e Posaçme dhe se një gjykatë e miratuar nga Kosova do të ishte alternativa më e mirë.

Ai tha se si aleati më i rëndësishëm i vendit, SHBA mendon se ky hap do të ishte jashtëzakonisht pozitiv për të, përfshirë hapat drejt integrimit Euro-Atlantik.

“Shpresojmë që vota të jetë në favor javën që vjen. Ne e kuptojmë që është një çështje e vështirë. Unë kam qenë disa herë në Kosovë, jam takuar me viktima të krimeve të tmerrshme që kanë ndodhur atje, veçanërisht në vitin 1999. Ne e dimë që krimi kryesor dhe mbizotërues ishte spastrimi etnik i popullsisë shqiptare të Kosovës dhe kjo ishte arsyeja e ndërhyrjes sonë me NATO-n”, ka thënë ai.

“Ne e kuptojmë këtë shqetësim por mendojmë se kjo është një provë e rëndësishme për Kosovën si vend i pavarur, që të ngrihet dhe ta ndërmarrë këtë veprim me një ligj të vetin, jo me detyrimin që të bëhet në Neë York ose ndonjë organizëm i jashtëm, por përmes veprimeve të saj. Duke e bërë një gjë të tillë, do të kemi një të ardhme të ndritur në Kosovë, një vend pavarësinë e të cilit Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me forcë dhe e kanë njohur në gjithë botën”. /VoA/

Lajme të ngjashme

Back to top button