Amaneti i fëmijës para se të ve litarin, “më fusni në varrin e gjyshit”

Ngjarja e rëndë që tronditi familjen Dropi nga fshati Munaz i Mirëditës vazhdon të jetë një mister…
Fëmija i familjes është gejtur i pajete dhe  po kështu i kish lënë një letër familjes së tij.

Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i minorenit me inicialet E.Drobi (nxënës në klasën e 6-të) është gjetur nga nëna e tij.

Mësohet se mëngjesin e së dielës, Dritan Drobi, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij kishin qenë në një festë në qytetin e Lezhës. Pasdite ata janë kthyer në shtëpi. Bashkëshortët Drobi kanë shkuar për të vjelë rrushin, ndërsa djalin e kanë lënë në banesë.

Kur janë kthyer, ata kanë shtangur nga tmerri kur kanë parë fëmijën të varur me çarçaf brenda në dhomë. Përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë kanë qenë të kota, pasi 12-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Pavarsisht këtyre djali kish lënë për prindërit edhe një letër ku shkruantë:” Më futni në varr me gjyshin. Ju kërkoj falje për veprimin tim”./alb-observer

Lajme të ngjashme

Back to top button