Del Ponte nën hetimet e Tribunalit të Hagës

Në trupin special sipas vendimit të Meron, do të jenë gjyqtarët Christoph Flig, Justis Bakone Moloto dhe Barton Hall, thekson Tribunali.

Me kërkesën e Radovan Karaxhiç, një panel i posaçëm do të shqyrtojë nëse ekziston baza që ish kryeprokurorja e ICTY, Carla del Ponte, të akuzohet për shpërfillje të gjykatës për transferimin e informacioneve konfidenciale amerikanëve, theksojne mediet serbe.

Presidenti i ICTY , Theodor Meron ka emëruar me kërkesën e Radovan Karaxhiq, një panel të veçantë që do të shqyrtojë nëse ekzistonë baza për ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, të akuzohet për shpërfillje të gjykatës për transferimin e informacioneve konfidenciale amerikanëve.

Në trupin special sipas vendimit të Meron, do të jenë gjyqtarët Christoph Flig, Justis Bakone Moloto dhe Barton Hall, thekson Tribunali.

Javën e kaluar Karaxhiq kërkoi nga Kryetari i Tribunalit të emërojë një panel të posaçëm gjyqësor që do të shqyrtonte emërimin eventual të “miqve të gjykatës” të cilët, në emër të prokurorisë, do të hetonte spekulimet që Del Ponte u ka transmetuar amerikanëve përmbajtjen e një liste konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtjes së ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button