Ministria e shëndetësisë: Nuk ka paraqitje të sëmundjeve infektive te emigrantët

Ekipi i mjekëve specialist të infektologjisë dhe dermatologjisë pas kontrolleve të kryera ndaj emigrantëve në Qendrën pranuese në Gazi Babë kanë konstatuar se nuk ka pasur paraqitje të sëmundjeve infektuese.

“Personat te të cilët ka pasur paraqitje të sëmundjeve infektuese, janë trajtuar në mënyrë adekuate me terapinë e nevojshme mjekësore, dhe në këtë mënyrë është penguar shpërndarja e këtyre sëmundjeve me masa epidemike.
Në Qendrën pranuese gjendet vazhdimisht një ekip i mjekëve dhe motër mjekësore e angazhuar nga Kryqi i kuq, të cilët janë të furnizuar me barna të nevojshme dhe në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellin gjendjen shëndetësore të njerëzve në qendër.
Nëse ka nevojë për intervenim mjekësor të nivelit më të lartë, të njëjtit po transportohen deri te klinika adekuate. “, informoi ndërmjet tjerash ministria e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button