Mandzukic do ti bashkohet Juventusit

Sulmuesit kroat Mario Manduzukic mund të quhet lojtar i ri i kampionit në fuqi të Italisë, Juventus.

Kroati do ta lë kryeqytetin spanjoll Madridin dhe skuadrën e tij Atletico për t’iu bashkuar Juventusit ku do të jetë zëvendësim i Carlos Tevezit i cili pritet të largohet.

Marrëveshja mes dy klubeve, Atletico Madrid dhe Juventus është arritur, ku torinezët do të paguajnë 18 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kroat si dhe bonuset.

Lajme të ngjashme

Back to top button