Basha mbyll fushatën në Durrës e Kavajë

Ndryshe nga socialistët, të cilët do të mbyllin fushatën për zgjedhjet lokale në qytetin e Durrësit, opozita ka organizuar sot mitingun përmbyllës për këtë bashki.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i bindur se shqiptarët nuk do të harrojnë të ndëshkojnë me votë qeverinë, e cila u shumëfishoi taksat dhe çmimin e energjisë, por do të kërkojnë një alternativë tjetër.

Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet për dy kundërshtarët e tij politikë Rama dhe Meta, të cilët i ka quajtur si piramidën më të madhe të mashtrimit politik që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Këto deklarata, kreu i PD-së i bëri gjatë mbylljes së fushatës për bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës. Basha ripërsëriti edhe njëherë premtimet e fushatës së tij, se shqiptarët do të jetojnë më mirë, nëse votojnë Partinë Demokratike.

Ai shprehu bindjen se me uljen e taksave, çmimit të energjisë, dhe rritjen e punësimit, do të zhdukë varfërinë që ka pllakosur vendin./ Vizion Plus/

Lajme të ngjashme

Back to top button