Shkup, Misini radikalizon grevën për emigrantët, përveç ushqimit refuzon dhe ujin

I pakënaqur nga përgjigja që Qeveria i ka dhënë krizës me emigrantët, përmes ndryshimeve ligjore, aktivisti Suad Misini, ka radikalizuar grevën e tij dhe prej sot përveç ushqimit, ka refuzuar edhe ujin dhe ndihmën mjekësore. Misini thotë për Alsat, se pret që ndryshimet ligjore të përmirësojnë në masë të madhe krizën, por ai thotë se institucionet duhet të gjejnë zgjidhje edhe për Qendrën e Pritjes në Gazi Babë.

“Në një pjesë serioze, mendoj se do të tejkalohet kriza urgjente e cila ka ndodhur në këtë periudhë. Për çdo rast, ajo që është kërkesa ime dhe kërkesë e një pjese të madhe të qytetarëve të Maqedonisë mbetet qendra e Gazi Babës. Pra prej sot greva është radikalizuar sepse opinioni nuk mori përgjigje konkrete dhe precize se çfarë planifikon të bëjë pushteti me ata njerëz në Gazi Babë. Radikalizimi nënkupton grevë të plotë dhe jo vetëm grevë urie”, deklaroi Suad Misini, aktivist.

Lajme të ngjashme

Back to top button