SHBA, Sela prezantoi Lëvizjen për Reforma në Departamentin e Shtetit!

Washington D.C./ Në përfundimin e vizitës së tij zyrtare në SHBA, Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, u taku me Drejtorin e Europës Jug-Qëndrore të Departamentit të Shtetit, z.Tom Yazdgerdi. Në takim merrnin pjesë “Desk Oficerët” që mbulojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në Departamentin e Shtetit, znj.Carina R Canaan dhe z. Benjamin P Rinaker.

Kryetari Sela në takime u shoqërua nga z. Haxhi Dauti, presidenti i Këshillit Shqiptaro-Amerikan si dhe nga z.Mustafa Xhepa, njëri prej drejtorëve të bordit drejtues të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” me qendër në Washington.

Kryetari Sela gjatë takimit me z. Yazdgerdi prezantoi gjendjen aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë, duke u përqendruar tek moszbatimi I Marrëveshjes së Ohrit, pasojat nga kjo, tek nxitja e ndasive etnike por edhe fetare nga qarqe të caktuara të lidhura me qeverinë, tek mos ndëshkueshmëria dhe mbrojtja që gëzojnë prej kryeministrit disa ministra dhe zv.ministra përgjegjës për devijimet kushtetuese, tek centralizimi i pushtetit lokal, ku çdo investim varet nga kryeministri i cili ka ndaluar apo dërguar fondet në destinacione tjera për të mos financuar projektet lokale, theksoi rëndësinë që kanë projektet e USAID për të afruar komunitetet me njëri-tjetrin, si dhe një vend të veçantë zuri prezantimi i Lëvizjes së re politike që ai drejton.

Lajme të ngjashme

Back to top button