Mjaftojnë vetëm dy minuta në ditë për ta shpëtuar martesën

Ndodh që bashkëshortët shpesh të jenë tepër të zënë me obligime të punës, ndërsa të kenë kohë shumë pak për të kaluar bashkë dhe për t’iu kushtuar njëri-tjetrit. Çdo marrëdhënie kërkon që të punohet në të dhe të ndërtohet.

Merrni pozicionet

“Uluni të dytë në kanape dhe kthehuni në të njëjtin drejtim. Le të ulet partneri para jush, ndërkaq ju pas shpinës së tij. Përthekojeni me duar për beli. Rrini ashtu dy minuta dhe lëreni le t’ju tregojë partneri juaj atë që dëshiron t’jua thotë, ndërkaq ju gjatë asaj kohe vetëm dëgjojeni”, këshillon Michele Weiner-Davis, autore e librit Divorce Busting.

Respektoni mendimet dhe ndjenjat
Duke pasur parasysh që nuk mund ta shihni fytyrën e partnerit dhe nuk mund të flisni, ajo është koha kur ai do të duhej të thoshte atë që dëshiron. Mund t’ju tregojë se ç’keni bërë, ndërkaq ju të mos ofendoheni mund t’ju flasë për ditën e suksesshme në punë, të rikujtojë ndonjë nga ngjarjet nga fëmijëria… Mund edhe të heshtë, mirëpo përqafimi do t’ju bashkojë.

Pa kundërinformacione
Kur të kalojnë dy minuta më mos flisni për atë që keni folur. Mos përsërisni deri në ditën e ardhshme, dhe atëherë ndërroni rolet.

Kjo nuk është paralojë
Pa marrë parasysh se si ndiheni të dytë, ku ushtrim nuk është hyrje në seks. Dashuri bëni në ndonjë termin tjetër. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button