Albana synon tregun evropian

Ishte producenti i saj zviceran ai që ia ndaloi publikimin e videoklipit të fundit, pasi që pakënaqësia rreth realizimit të tij ishte shumë e madhe.

Por, kjo duket se i dha edhe më shumë forcë për të punuar rreth krijimeve të reja artistike. Bëhet fjalë për këngëtaren Albana Azizi, vajzës e cila me plot dashni i është përkushtuar punës rreth këngës.

Ndonëse e re në tregun kosovar, vajza shqiptare e cila është rritur në Zvicër, ka qenë kohë pas kohe e pranishme në skenën tonë me këngë të ndryshme të cilat janë prit mirë nga publiku.

Ndërkaq për t’i hyrë më furishëm kësaj pune, nëna e Albanës, njëkohësisht edhe menaxhere e saj, ka bërë me dije për gazetën Tribuna se vajza është duke punuar intensivisht në projekte të reja të cilat shumë shpejt do të jenë në duart e publikut. “Albana, para tre muajve ka pasur një bashkëpunim me DJ zviceran Mark Mein, mirëpo ende nuk është publikuar./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button