Dafinës i hiqet edhe videoja e re nga Youtube (Video)

Shumë menaxherë, shumë kontrata, shumë firma… rezultati: Dafina Zeqiri prej kohësh nuk ka më kontrollin e këngëve të saj që janë kaq shumë të kërkuara nga fansat në Youtube.

Videokënga e ri e Dafinës “Hajde ma knej” nuk i zhgënjeu as kësaj radhe fansat, por gjëja që po bëhet vërtet e bezdisshme për ne… (e imagjinojmë sa e bezdisshme për vetë Dafinën) është largimi i videove të saj nga menaxherë apo ish-menaxherë prej kanalit zyrtar në YouTube.

Në linkun e videokëngës zyrtare, tani mund të lexohet se kënga është larguar për arsyen: “pretendime për të drejta autoriale nga Cekic Betz”.

Ndërkaq, videoja jo zyrtare është publikuar përsëri në një kanal tjetër dhe nuk e dimë se për sa kohë mund të rezistojë akoma në YouTube.

Lajme të ngjashme

Back to top button