El Sharaawy lëndohet përsëri

Një tjetër lajm i keq për trajnerin e AC Milan, Allegri. Stephan El Sharaawy, ka pësuar frakturë të hollë në shputën e këmbës së majtë dhe është mëse e sigurtë se nuk do të luaj kundër Ajaxit në Amsterdam.

Sapo është riaftësuar nga lëndimi i parë që e mbajti tri javë jashtë fushave të blerta, El Sharaawy sërish mbetet jashtë fushe. Nuk dihet ende se a do të jetë së paku i gatshëm për fundjavë, kur ekipi i tij do të përballet në super derbin, kundër Juventusit në Torino.

Lajme të ngjashme

Back to top button