Filloi sanimi i rrugëve para stacioneve të autobusëve

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot e shënoi fillimin e aksionit të madh për sanimin e pjesëve të dëmtuara të rrugëve para stacioneve të autobusëve, në ato pjesë të rrugës ku për shkak të peshës të automjeteve që qëndrojnë në vend është dëmtuar dhe janë krijuar çarje në asfalt. 

– Me këtë aksion do të riparohet asfalti i korsisë rrugore në afërsi të stacioneve të autobusëve, në sipërfaqe prej rreth 120 metër, para ose prapa stacioneve. Pas sanimit, sipërfaqja e gropuar do të asfaltohet me shtresë të asfaltit.

Aty ku është e nevojshme, ekipet tona do t’i sanojnë skajoret e dëmtuara, ndërsa do të bëhet edhe nivelizimi i pusetave.

Sot,fillojmë sanimin para stacionit të autobusëve te Rruga e avokatëve, ndërsa pas përfundimit të punëve ndërtimore punëtorët tonë do të vazhdojnë të punojnë para objektit të ASHAM.

Që të sigurohet rrjedhë pa pengesa ne komunikacion, në këtë pjesë te qytetit do të sillet regjim i përkohshëm i komunikacionit. I lus pjesëmarrësit në komunikacion të tregojnë mirëkuptim derisa të zgjasin punët ndërtimore dhe ta respektojnë sinajlizimin rrugor. Gjatë realizimit të punëve ndërtimore autobusët e transportit publik do të ndalen në stacionet e përkohshme të autobusëve – tha kryetari Trajanovski, në fillimin e sanimit para stacionit te rruga e avokatëve. 

Sipas projektit, fillimisht ky aksion do të realizohet para tri stacioneve të autobusëve, edhe atë:

1. Para stacioneve të autobusëve nga dy anët e bulevardit Krste Misirkov, para ndërtesës të ASHAM dhe te rruga e njohur si Rruga e avokatëve. Në këtë pjesë do të punojnë ekipet e kompanisë ndërtimore “Pellagonia –Gostivar”. Për këtë projekt Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 6,1 milionë denarë.

2. Para stacioneve të autobusëve nga dy anët e bulevardit Kuzman Josifovski Pitu, te Kompleksi i bankave dhe nga ana e kundërt. Në këtë lokacion do të punojnë ndërtimtarët e “Bauer BG” ndërsa për këtë aktivitet Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 7,6 milionë denarë. 3. Para stacioneve të autobusëve nga dy anët e rrugës Dimitrie Çupovski, te ish vendi i “Rekord”. Në teren do të punojnë ekipet e SHA”Beton”, ndërsa Qyteti i Shkupit do te shpenzojë 5,5 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button